Kina mbështet më tej qendrat e kërkimit dhe zhvillimit të financuara nga jashtë
2023-01-19 18:36:56

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Këshilli i Shtetit të Kinës nxori një qarkore të mërkurën, duke kërkuar nga departamentet e interesuara dhe autoritetet rajonale të mbështesin më tej investitorët e huaj në ngritjen e qendrave të kërkimit dhe zhvillimit në vend, bën të ditur “Xinhua”.

Sipas qarkores, risitë shkencore dhe teknologjike kërkojnë shërbime të përmirësuara dhe kërkimi bazë duhet të inkurajohet. Qendrat e kërkimit dhe zhvillimit të financuara nga jashtë do të fitojnë mbështetje në krijimin e platformave të hapura të inovacionit, financimin dhe pjesëmarrjen në misionet dhe programet kombëtare shkencore dhe teknologjike. Për të ndihmuar operacionet e kërkimit dhe zhvillimit do të punohet për të mbështetur qarkullimin ligjor ndërkufitar të të dhënave, optimizimin e menaxhimit të të drejtave të pronësisë intelektuale për transferimin e jashtëm dhe importet dhe eksportet e teknologjisë, si dhe përmirësimin e procesit të zhdoganimit dhe rregullimit të materialeve kërkimore shkencore.

Prezantimi i talenteve jashtë shtetit është gjithashtu i domosdoshëm, thuhet në qarkore, që thekson gjithashtu mbrojtjen më të mirë të pronësisë intelektuale. Departamentet përkatëse duhet të përshpejtojnë përmirësimin e sistemit të mbrojtjes për informacionin konfidencial të biznesit, të forcojnë ndërtimin e qendrave të mbrojtjes së pronësisë intelektuale dhe të përmirësojnë zbatimin e ligjit. (Elona)