Dy barna kineze kundër COVID-19 mbulohen nga sigurimet mjekësore të Kinës
2023-01-18 20:59:19

Dy barna të prodhuara në Kinë, “Azvudine” dhe lëngu “Qingfei Paidu” (për pastrimin dhe detoksifikimin e mushkërive) u përfshinë të mërkurën në listën e barnave të sigurimeve shëndetësore të vendit.

Foto:VCG

Administrata Kombëtare e Sigurimeve Shëndetësore (NHSA) e Kinës e përditësoi listën pasi negocioi me prodhuesit e barnave mbi uljen e çmimeve.

Deri më tani, në listë janë shtuar 21 ndër 25 ilaçet që përdoren kundër COVID-19 sipas udhëzimeve të autoriteteve shëndetësore të vendit. Ata që kanë sigurime mjekësore mund t’i blejnë barnat me një pjesë të çmimeve të tregut sipas sistemit kombëtar të rimbursimit, kurse për pjesën tjetër përgjigjet qeveria.

Përveç këtyre dy barnave, u shtuan gjithashtu 109 produkte të tjera, duke përfshirë 20 ilaçe inovative të prodhuara në Kinë, si “Olverembatinib”, një ilaç për një lloj të veçantë leukimie.

Tani ka 2 967 lloje barnash në listë, 1 381 ndër të cilat janë ilaçe me patentë kineze.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ndër medikamentet e reja, çmimet e 108 llojeve që u shtuan këtë herë pas negociatave u ulën 60.1 për qind.

Që nga viti 2018, NHSA ka zhvilluar negociata të tilla për pesë vjet radhazi, duke shtuar 361 ilaçe në listë.

Pacientët në Kinë kanë kursyer 460 miliardë juanë (afro 64 miliardë dollarë) gjatë blerjes së barnave të përfshira në listë.

Lista e re do të hyjë në fuqi më 1 mars dhe pritet t'u kursejë pacientëve mbi 90 miliardë juanë në dy vjetët e ardhshëm.(Zhang Yan/Artan)

  yuan in the next two years.