“Volkswagen” investon në modelet elektrike
2023-01-18 21:08:26

foto nga Xinhua

Një repart i "Wolkswagen"-it për modelet elektrike në provincës Anhui të Kinës Linore/ foto nga Xinhua

“Volkswagen” po kërkon të mbajë pozicionin udhëheqës në Kinë duke përshpejtuar modelet elektrike dhe duke thelluar lokalizimin.

Kompania  gjermane e makinave pati rritje të shitjeve në Kinë me 3.6 për qind në  3.81 milionë njësi. Megjithatë, ajo ende kishte një pjesë të tregut prej  15.1 për qind, më së shumti ndër prodhuesit e makinave në tregun më të  madh të automjeteve në botë.

Kompania  bëri të ditur se mungesa e çipave dhe pandemia shkaktuan ndërprerje të  prodhimit në fabrikat e saj kryesore në Shangai dhe Changchun, në  provincën Jilin dhe kufizuan paraqitjet në sallonet e ekspozitës në  vitin 2022.

“Kompania  “Volkswagen” dhe markat e saj kanë demonstruar elasticitet të fortë në  një mjedis tregu shumë sfidues”,- deklaroi Ralf Brandstaetter, drejtor  ekzekutiv i “Volkswagen Group China”, në një intervistë për “China  Daily”. Ai pranoi gjithashtu ndryshimet e shpejta në vend, si për sa i  përket tregut të automjeteve ashtu edhe konkurrencës nga rivalët kinezë.

Statistikat  nga Shoqata e Makinave të Pasagjerëve në Kinë tregojnë se shitjet me  shumicë të makinave elektrike dhe hibrideve plug-in arritën në 6.5  milionë njësi në vitin 2022. Shifra pritet të arrijë në 8.5 milionë  njësi në vitin 2023.

foto nga VCG

Një repart i "Wolkswagen"-it për modelet elektrike në provincës Anhui të Kinës Linore/ foto nga VCG

Automjetet  elektrike ID. të “Volkswagen” panë më shumë se dyfishim të shitjeve në  rreth 143.000 njësi. Ndërsa shitjet totale të makinave me energji (NEV)  të kompanisë arritën në afro 206.500 njësi. Por kjo përbënte vetëm 3 për  qind të segmentit NEV të Kinës.

Kërkesa  për NEV gjithashtu bëri që “BYD” të kapërcejë “FAW-Volkswagen” si  prodhuesi më i shitur i makinave në Kinë në vitin 2022, me një diferencë  prej 26.000 njësi në shitjet me pakicë, bëri të ditur Shoqata e  Makinave të Pasagjerëve në Kinë.

“Kina  është bërë ritmi i industrisë globale të automobilave dhe po kalon me  shpejtësi drejt automjeteve elektrike dhe shumë të lidhura. Asnjë treg  tjetër nuk ka parë një rritje kaq të shpejtë të mjeteve elektrike”,  deklaroi Brandstaetter.

Ai  pret që një në tre automjete të reja të shitura në Kinë këtë vit të  jenë NEV, nga një në katër në vitin 2022. Sipas tij, “Volkswagen” po  përparon me strategjinë e tij të mjeteve elektrike me modele të reja dhe  investime në infrastrukturën e karikimit.

Në  gjysmën e dytë të këtij viti, kompania pritet të lançojë sedanin ID.7, i  cili do t'i lejojë prodhuesit të makinave të konkurrojë në segmentin e  sedanit të mesëm. Marka premium Audi e kompanisë do të fillojë  gjithashtu shitjet e plota të SUV-ve të reja Q4 dhe Q5 e-tron.

foto nga VCG

foto nga VCG

Deri në vitin 2030, sipas Brandstaetter, rreth 40 për qind e modeleve të grupit do të jenë elektrike.

“Volkswagen”  ka ofruar gjithashtu autonomi më të madhe për operacionet në Kinë dhe  ka rritur bashkëpunimin me kompanitë vendase, gjë që pritet t'i  mundësojë grupit gjerman të përmbushë më mirë kërkesat e evolucionit të  shpejtë të blerësve kinezë të makinave.

Brandstaetter  tha se kompania po punon me “Horizon Robotics” për të personalizuar  funksionet e asistencës në drejtim për modelet e saj elektrike të  shitura në vend.

Në  tetor, “Volkswagen” nënshkroi një marrëveshje me vlerë 2.4 miliardë  euro (2.60 miliardë dollarë) me “Horizon”, ofruesit kryesorë të vendit  të zgjidhjeve kompjuterike për automjetet inteligjente.