Jiangsu do të investojë 200 miliardë juanë në sektorin e transportit
2023-01-18 16:21:41

nga VCG

nga VCG

Fuqia ekonomike e Kinës Lindore, provinca Jiangsu, do të investojë 200 miliardë juanë (rreth 29.6 miliardë dollarë amerikanë) në infrastrukturën e transportit në vitin 2023. Me një rritje në baza vjetore prej 10.7 për qind në investime, Jiangsu do të promovojë më tej rrjetin e transportit, duke përfshirë rritjen e kapacitetit të aeroportit, bën të ditur “Xinhua”.

Në vitin 2023, provinca do të përpiqet të përfundojë projektin e rinovimit dhe zgjerimit në portin Lianyungang për të trajtuar transportuesit e xeheve prej 400.000 tonësh dhe për të avancuar ndërtimin e një terminali për transportuesit e naftës së papërpunuar 300.000 tonësh në portin Xuwei.

nga VCG

nga VCG

nga VCG

nga VCG

Jiangsu planifikon të ndërtojë dhe rinovojë 2800 km rrugë rurale këtë vit. Do të bëhen gjithashtu përpjekje për të rritur efikasitetin e funksionimit të shërbimeve të trenave të mallrave Kinë-Evropë, pasi provinca synon të trajtojë 2000 udhëtime këtë vit. (Elona)