Xi Jinping-u zhvillon videotakime me masat popullore
2023-01-18 22:09:00

Në prag të festës më të rëndësishme tradicionale kineze, Festës së Pranverës (Viti i Ri Kinez), presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi takime nëpër lidhjes me video me masat popullore, duke i shprehur urime gjithë popullit kinez për një Vit të Ri me shëndet, lumturi, suksese, mbarësi dhe begati.

Foto:CMG

Pamje nga videotakimet(Foto:CMG)

Në paraditen e së mërkurës, kreu i shtetit i Kinës u takua me banorë nga të katër anët e vendit dhe nga profesione e grupe të ndryshme, si punonjës mjekësorë, të moshuar në shtëpitë e kujdesit për ta, punëtorë në një fushë naftëmbajtëse, stafin e një stacioni treni, shitësit e blerësit në një treg të produkteve bujqësore dhe banorët e kuadrot e një fshati të prekur nga tërmeti, duke u përcjellë urime të ngrohta.

Mjekët e infermierët nga Spitali nr. 1 pranë Universitetit Mjekësor të Harbinit të provincës Heilongjiang në Kinën Veriore, i paraqitën presidentit situatën e punës së trajtimit të pacientëve, duke konfirmuar se numri i rasteve emergjente dhe të rënda po ulet dhe burimet mjekësore vendore janë të përgatitura për të siguruar funksionimin normal të spitalit. Ndërsa presidenti Xi, duke falënderuar të gjithë puonjësit shëndetësorë në mbarë vendin për përpjekjet e tyre gjatë përballjes së infeksioneve pas optimizimit të politikave antiepidemike, i nxiti organet e partisë dhe pushtetit vendor të niveleve të ndryshme të kryejnë si duhet mbrojtjen e grupeve më të prekshme nga virusi dhe të përmbushin kërkesat e banorëve për barna, në veçanti në zonat rurale të vendit.

Vizitorë në festivalin e fenerëve në qytetin Zigong të provincës Sichuan të Kinës Jugperëndimore(Foto:VCG)

Gjatë videotakimit me banorët e një shtëpie të moshuarish në qytetin Fuzhou të provincës Fujian të Kinës Jugore, Xi i uroi ata për një vit të ri me shëndet dhe lumturi. “Nderimi dhe respektimi i të moshuarve është traditë dhe virtyt i kombit kinez. Lumturia e të moshuarve është një kriter për të gjykuar nëse një shoqëri është e begatë apo jo”, tha presidenti, duke shtuar se, me plakjen e popullsisë, vendi do t’i kushtojë më shumë forca punës së përkujdesit ndaj të moshuarve.

Ndërkohë, gjatë bisedave me punonjës të profesioneve të ndryshme që garantojnë furnizimin me energji e ushqim dhe transportin gjatë festës nga Xinjiang-u, Henan-i e Pekini, Xi mësoi për punët e tyre dhe u shprehu urime e falënderime për qëndrimin në detyrë gjatë periudhës së pushimeve.

Pasagjerë në tren drejt vendlindjes(Foto:VCG)

Pasagjerë në tren drejt vendlindjeve për t'u ribashkuar me familje në prag të Festës së Pranverës(Foto:VCG)

Fshati Shiyi i kombësisë qiang të provincës Sichuan të Kinës Jugperëndimore, që u dëmtua rëndë në tërmetin e vitit 2008, është rindërtuar dhe ka përjetuar ndryshime të mëdha në bazë të zhvillimit të turizmit. Në videotakimin me banorët e tij, Xi Jinping-u ritheksoi përkushtimin e qeverisë qendrore për zhvillimin e zonave rurale dhe përmirësimin e banorëve të fshatit.

“Viti i kaluar ishte i jashtëzakonshëm. Kemi mposhtur sfidat e vështirësitë me përpjekje të përbashkëta. Të gjithë banorët kanë dhënë kontribut dhe çdo individ është i mrekullueshëm. Uroj suksese edhe më të mëdha në vitin e ri”, tha kreu i shtetit i Kinës.(Zhang Yan/Artan)