Censusi i shpendëve ujorë, kushtet atmosferike ndikojnë në rënien e numrit të tyre
2023-01-17 14:52:31

Foto:VCG

Foto:VCG

Agjencia e Zonave të Mbrojtura po zhvillon cencusin e shpendëve dimërore, në liqenin e Ohrit, si dhe në Prespën e Madhe dhe Prespën e Vogël, në Pogradec dhe Korçë.

Sipas specialistëve, ndryshimi i kushteve klimaterike dhe dimri më i butë i këtij viti ka ndikuar në rënien e numrit të prurjeve të reja të shpendëve në këto liqene, shkruan “RTSH”.

Programi i AZM-së ka për qëllim identifikimin dhe numërimin e shpendëve në këto tre liqene, një proces i rëndësishëm për florën e faunën.

Foto:VCG

Foto:VCG

Censusi ndërkombëtar i shpendëve ujorë zhvillohet në të njëjtën kohë në tre shtete ndërkufitare Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Greqi të cilat lagen nga liqeni i Ohrit dhe liqenet e Prespës.

Pavarësisht ndikimit të kushteve atmosferike, moratoriumi i viteve të fundit ka qenë një nga faktorët kryesorë që ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e numrit të shpendëve në liqene. (Irma)