Kina rrit furnizimin me gjeneratorë mjekësorë të oksigjenit
2023-01-16 14:20:14

Foto: VCG

 Kina po punon për të rritur furnizimin me gjeneratorë mjekësorë të oksigjenit në qarqet që janë nxjerrë nga varfëria, njoftoi Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit.

Ndër përpjekjet më të fundit të vendit, ministria bashkë me tre organe të tjera shtetërore ka mobilizuar një prodhues pajisjesh mjekësore me bazë në Jiangsu për të siguruar mbi 10.000 gjeneratorë oksigjeni për 832 qarqe të tilla në mbarë vendin, bën të ditur “Xinhua”.

Dorëzimi i këtyre pajisjeve mjekësore pritet të përfundojë plotësisht deri më 15 janar, sipas ministrisë. Të dhënat më të fundit të ministrisë tregojnë se të mbështetur nga qeveria, rreth 462.000 gjeneratorë mjekësorë të oksigjenit iu ofruan rajoneve në nevojë midis 5 dhjetorit 2022 dhe 13 janarit 2023. (Elona)