Pekini synon rritjen e PBB-së për vitin 2023 prej mbi 4.5 për qind
2023-01-16 14:50:01

Foto:VCG

Pekini ka vendosur një objektiv të rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto prej mbi 4.5 për qind për vitin 2023.

Kryeqyteti kinez vendosi gjithashtu objektiva për tregues të tjerë kryesorë ekonomikë në vitin 2023, duke përfshirë një shkallë të papunësisë urbane të anketuar prej 5 për qind ose më pak dhe rritjen e indeksit të çmimeve të konsumit  prej rreth 3 për qind, sipas raportit të punës së qeverisë, citon “Xinhua”.

Në raport thuhet se Pekini në vitin 2023 do të vendosë theksin në rivendosjen dhe zgjerimin e konsumit. Ai do të promovojë planifikimin dhe ndërtimin e bazave logjistike dhe do të forcojë ndërtimin e pikave të reja të konsumit.

Pekini do të promovojë më tej 100 projekte infrastrukturore, 100 projekte për përmirësimin e jetesës së njerëzve dhe 100 projekte për inovacionin shkencor dhe teknologjik dhe industritë e teknologjisë së lartë.  (Elona)