Zyrtari kinez: Në rënie numri i njerëzve që kërkojnë trajtim në klinika
2023-01-16 13:12:33

Foto:VCG

Numri i njerëzve që kërkonin trajtim në klinikat e etheve në Kinë arriti kulmin më 23 dhjetor 2022 në rreth 2.87 milionë dhe shifra që atëherë ka qenë në rënie të vazhdueshme. Kreu i Zyrës së Administrimit Mjekësor nën Komisionin Kombëtar të Shëndetësisë, Jiao Yahui, në një konferencë për shtyp tha se numri i pacientëve me ethe ra në 477.000 më 12 janar, një rënie prej 83.3 për qind nga shifra kulmore ditore, citon “Xinhua”. Numri i njerëzve në klinikat e etheve ose dhomat e konsultimit në të gjithë vendin ka treguar një prirje të përgjithshme rënëse që kur arriti kulmin, si në rajonet urbane ashtu edhe ato rurale, tha Jiao. Shkalla e zbulimit të Covid-19 në klinikat e etheve gjithashtu vazhdon të bjerë, duke arritur kulmin në 33.9 për qind më 20 dhjetor 2022. Numri ra në 10.8 për qind më 12 janar, shtoi Jiao.

Njerëzit që kërkonin trajtim në departamentet e përgjithshme ambulatore arritën në afro 9.14 milionë më 12 janar, në thelb duke u kthyer në nivelin para epidemisë, tha Jiao.

Përqindja e testeve pozitive të Covid-19 midis të gjithë pacientëve ambulatorë të spitaleve arriti kulmin në 5.7 për qind më 19 dhjetor 2022 dhe që atëherë ka vazhduar të bjerë, duke rënë në 0.9 për qind më 12 janar, tha Jiao. Sipas tij, shërbimet e rregullta mjekësore në spitale po rikuperohen gradualisht. (Elona)