Kinë, mosha mesatare e vdekjeve të lidhura me COVID-19 është 80.3 vjeç
2023-01-15 10:42:22

VCG

VCG

Më 14 janar, në një konferencë për shtyp nga Jiao Yahui, drejtor i departamentit të Çështjeve Mjekësore pranë Komisionit Kombëtar të Higjienës dhe Shëndetësisë në Kinë, bëhet e ditur se sipas analizimit të të dhënave përkatëse, nga 8 dhjetori 2022 deri më 12 janar 2023, në institucionet mjekësore të mbarë Kinës ndodhën 59.938 raste vdekjeje të lidhura me infeksionin e COVID-19. Ndër to, 5.503 kishin humbur jetën nga problemet me frymëmarrjen dhe 54.435 nga sëmundjet e mëparshme bazë të kombinuara me infeksionin e COVID-19.

Jiao u shpreh se mosha mesatare e të vdekurve është 80.3 vjeç dhe 90.1 për qind e tyre ishin mbi moshën 65 vjeç, ndërsa 56.5 për qind mbi 80 vjeç. Pothuajse mbi 90 për qind e atyre që kanë humbur jetën kishin sëmundje bazë, si ato kardiologjike, tumore të avancuara dhe insulte celebrale.

VCG

VCG

“Për shkak se dimri është një stinë me frekuencë të lartë për sëmundjet në sistemin e frymëmarrës, kardiovaskulare dhe atyre celebrale te të moshuarit, ato mbivendosen me infeksionin e Covid-19, prandaj mjaft nga vdekjet i përkasin kësaj kategorie dhe moshe.” – tha Jiao Yahui.