Rajoni Autonom i Mongolisë së Brendshme raporton përparim të fortë në kontrollin e rërës
2023-01-15 16:48:24

VCG

VCG

Rajoni Autonom i Mongolisë së Brendshme në Kinën veriore pati përparim inkurajues në kontrollin e rërës gjatë pesë viteve të fundit, sipas raportit të punës së qeverisë së rajonit për vitin 2023, cituar nga “Xinhua”.

Gjatë periudhës pesëvjeçare, rajoni ka mbjellë mbi 2.47 milionë hektarë pemë, ka shtuar me miliona hektarë tokën e gjelbër dhe trajtuar miliona hektarë tokë të shkretëtiruar dhe me rërë, duke u renditur e para në mbarë vendin në të gjithë treguesit, thuhet në raport.

VCG

VCG

Rajoni Autonom i Mongolisë së Brendshme, ku ndodhen katër prej shkretëtirave kryesore të vendit dhe katër prej zonave kryesore ranore, ka qenë prej kohësh e rrënuar nga shkretëtirëzimi dhe toka ranore, dhe vitet e fundit, ka rritur përpjekjet e saj të gjelbërimit.

Sipas raportit, në vitin 2023, rajoni do të vazhdojë me projektet e tij për mbrojtjen ekosistemit, pyllëzimit dhe kontrollit të rërës. (Irma)