Raporti: Delhi, qyteti më i ndotur në Indi në 2022
2023-01-13 17:11:37

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kryeqyteti i Indisë, Delhi, ishte qyteti më i ndotur i vendit në vitin 2022, sipas raportit të bazuar në një analizë të të dhënave të Bordit Qendror të Kontrollit të Ndotjes, cituar nga “Xinhua”.

Raporti u përgatit nga gjurmuesi i Programit Kombëtar të Ajrit të Pastër (NCAP), një projekt i përbashkët i “Climate Trends” dhe “Respirer Living Sciences”, për të evidentuar përparimin e Indisë në arritjen e objektivave të ajrit të pastër.

“Bazuar në një analizë të të dhënave të monitorimit të cilësisë së ajrit, Delhi u rendit si qyteti më i ndotur në vitin 2022, me një përqendrim mesatar vjetor të PM 2.5 prej 99.71 mikrogramë për metër kub. Megjithatë, nivelet e PM 2.5 në Delhi u përmirësuan me mbi 7 për qind krahasuar me vitin 2019”,- bëri të ditur “NCAP”.

Megjithatë, ai mbetet ende shumë nën nivelin e dëshiruar.

NCAP-ja synon të ulë ndotjen me 20-30 për qind deri në vitin 2024 në krahasim me nivelet e 2017-s.

Programi për cilësi më të mirë të ajrit në 122 qytete ka nisur në vitin 2019. (Irma)