Kina pati rritje të makinave me energji të re të regjistruara në vitin 2022
2023-01-13 17:06:57

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Numri i automjeteve me energji të re (NEV) të regjistruara në Kinë deri në fund të vitit 2022 arriti në 13.1 milionë, një rritje prej mbi 67 për qind në baza vjetore, citon “Xinhua” statistikat e Ministrisë së Sigurisë Publike.

Një total prej 5.35 milionë NEV u regjistruan rishtazi në të gjithë vendin në vitin 2022, më shumë se 81 për qind në krahasim me vitin e kaluar dhe që përbën mbi 23 për qind të të gjitha regjistrimeve të reja të automjeteve.

Në vitin 2022, Kina regjistroi 34.78 milionë automjete, duke e çuar pronësinë kombëtare të automjeteve motorike në 417 milionë njësi. Nga automjetet e reja të regjistruara, 23.23 milionë ishin vetura. Numri i përgjithshëm i makinave shkoi në 319 milionë, një rritje prej 17.52 milionë ose 5.81 për qind krahasuar me vitin 2021.

Numri i drejtuesve të automjeteve të licencuara arriti në 502 milionë, nga të cilët 464 milionë ishin drejtues veturash, njoftoi ministria. Në vitin 2022, rreth 29.23 milionë persona morën patentën.

Gjithsej 84 qytete kineze kishin më shumë se 1 milion makina deri në fund të vitit 2022, pesë më shumë krahasuar me një vit më parë. Pekini, Chengdu, Chongqing dhe Shangai kishin mbi 5 milionë makina. Suzhou, Zhengzhou, Xi'an dhe Wuhan kishin mbi 4 milionë makina. (Irma)