Zëdhënësja: Pjesa kontinentale ka ruajtur iniciativën në marrëdhëniet ndërmjet brigjeve të ngushticës së Tajvanit
2023-01-11 19:14:50

Ma Xiaoguang, zëdhënëse për Zyrën e Çështjeve të Tajvanit të Këshillit të Shtetit në konferencë shtypi, 11 janar 2023. / CMG

Ma Xiaoguang, zëdhënëse për Zyrën e Çështjeve të Tajvanit të Këshillit të Shtetit në konferencë shtypi, 11 janar 2023. (Foto:CMG)

Pjesa kontinentale ka ruajtur iniciativën dhe aftësinë për të drejtuar marrëdhëniet ndërmjet dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit dhe ka bashkuar bashkatdhetarët në të dy brigjet e ngushticës, duke bërë përparime të reja në punën lidhur me Tajvanin, theksoi të mërkurën Ma Xiaoguang, zëdhënëse e Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Këshillit të Shtetit të Kinës.

Kur iu kërkua në një konferencë shtypi të bënte një rishikim e përgjithësim të këtyre marrëdhënieve në vitin 2022, Ma tha:

"Ne botuam librin e bardhë ‘Çështja e Tajvanit dhe ribashkimi i Kinës në epokën e re’ dhe mbajtëm një forum për të shënuar 30-vjetorin e Konsensusit të vitit 1992, me synimin për të sqaruar thelbin historik të çështjes së Tajvanit dhe politikat kryesore në lidhje me Tajvanin për bashkatdhetarët e Tajvanit dhe bashkësinë ndërkombëtare,” u shpreh Ma.

Tajvan(Foto:VCG)

Tajvan(Foto:VCG)

Duke vënë në dukje se aktivitetet separatiste të "pavarësisë së Tajvanit" dhe ndërhyrjet nga forcat e jashtme janë shkaqet kryesore të situatës të tensionuar dhe të paqëndrueshme të tanishme në ngushticën e Tajvanit, Ma tha se pjesa kontinentale ka marrë një sërë masash të forta vjet për të goditur të gjitha format e "pavarësisë”, provokimet dhe përpjekjet e ndërhyrjeve të jashtme.

"Ne do të mbrojmë me vendosmëri sovranitetin kombëtar e tërësinë territoriale në vitin 2023 dhe do të shkatërrojmë në mënyrë të palëkundur çdo provokim nga forcat separatiste të  'pavarësisë së Tajvanit' dhe skemat e ndërhyrjeve të huaja," theksoi Ma.

Lidhur me njoftimin se ShBA-ja dhe autoritetet e Partisë Demokratike Progresive të Tajvanit (DPP) do të fillojnë një negociatë për të ashtuquajturën "Nismë ShBA-Tajvan për Tregtinë në Shekullin e 21-të", Ma shprehu kundërshtim të fortë për negociimin nga ShBA-së të çdo marrëveshjeje me rajonin e Tajvanit të Kinës që ka nënkuptim sovraniteti ose natyrë zyrtare.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ma shtoi njëkohësisht se veprimet e liga të autoriteteve të DPP-së, që bashkëpunojnë me forcat e jashtme dhe tradhtojnë interesat e banorëve të Tajvanit nën maskën e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar, duhet dhe do të likuidohen.