CMG-ja: SHBA-ja me vetëhumbje antiepidemike nuk duhet të komentojë vendet e tjera
2023-01-08 11:56:50

VCG

VCG

“Me përhapjen e variantit të ri më ngjitës (xbb.1.5), numri i të infektuarve dhe të shtruarve nëpër spitale është në rritje të shpejtë”, “xbb.1.5 po përhapet si raketë”... njoftimet nga faqja amerikane “Politico” dhe CNN tregojnë gjendjen aktuale në ShBA mbi përhapjen e furishme të pandemisë dhe situatën e hidhur të qytetarëve amerikanë.

Ka komente që theksojnë se ShBA-të mund të riprodhojnë “makthin” e mungesës së burimeve mjekësore.

Në fakt, tre vitet e fundit një “makth” i tillë nuk ka përfunduar kurrë në ShBA. Sipas të dhënave nga Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), ShBA-ja ka provuar 5 valë të rënda epidemish në tre vitet e fundit. Sa herë që numri i infeksioneve arrin kulmin, ka raporte dërrmuese për kolapsin e afërt të sistemit shëndetësor në ShBA.

Është vërtetë e pabesueshme, sepse ShBA-ja është një nga vendet më moderne në mjekësi dhe shëndetësi në botë. Pas pas tre vitesh me goditje pandemike, sistemi mjekësor duhet të ishte më i pjekur dhe më efikas, por faktet tregojnë të kundërtën. Analistët vënë në dukje se burimi i problemit është se qysh nga fillimi, qeveria amerikane nuk i ka kushtuar vëmendje zgjidhjes së problemit real por ka vazhduar të politizojë dhe armatizojë COVID-19.

Humbja e ShBA-së para COVID-19 ka patur kosto të hidhura. Për shkak të reagimeve shkatërruese të qeverisë amerikane, ShBA-ja ka njohur përhapjen e pothuajse të gjitha varianteve të COVID-19, duke shkaktuar mbi 100 milionë të infektuar, mbi 1.08 milion viktima dhe lënë 250 mijë fëmijë jetimë. Kjo është humbja më e rëndë në botë. Në 2021, jetëgjatësia mesatare e ShBA-së është ulur në 76.4 vjeç, niveli më i ulët pas 1996-s.

VCG

VCG

“Politikanët amerikanë po mënjanojnë rëndësinë e pandemisë në vend, por vazhdojnë të bëjnë komente ndaj Kinës. Nuk kuptojmë nga e kanë gjetur këtë kurajo dhe vetëbesim?” - komenton CMG-ja.

Në 3 vitet e fundit, Kina ka vazhduar kontrollet strikte antiepidemike, duke përballuar me sukses pesë valë goditjesh të epidemisë globale dhe duke reduktuar shumë sëmundjet e rënda dhe vdekjet. Kjo i ka dhënë kohë të çmuar për kërkimin e vaksinave dhe përgatitjen e burimeve mjekësore. Njësoj si vendet e tjera, përmirësimi i masave antiepidemike në Kinë do të ketë një fazë përshtatjeje. Kina ka popullsi të madhe dhe një numër të konsiderueshëm të moshuarish, ndaj brenda një kohe të shkurtër është e pashmangshme që të ketë rritje infektimesh dhe kërkesa për mjekim. Por qeveria kineze nuk po harxhon kot kohën e çmuar dhe po i përballon aktivisht problemet përkatëse.

Prodhuesi britanik i filmave dokumentarë, Malcolm Clarke ka qëndruar për tre vite në Kinë. Ai thotë: “Unë kam qenë gjithmonë një përfitues i përpjekjeve të Kinës për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e popullit.”

Më 6 janar Kina publikoi edicionin e dhjetë të planit të diagnostikimit dhe trajtimit të COVID-19, duke përmirësuar masat mjekësore dhe rregulluar standardet përkatëse. Qysh nga 8 janari, Kina ka ulur nivelin e kontrollit nga kategoria A në kategorinë B, duke hequr masat kufizuese ndaj personave dhe mallrave që hyjnë në vend. Kjo është një përpjekje e re e Kinës që bazohet në gjendjen reale dhe duke vepruar me përgjegjshmëri për popullin kinez dhe rimëkëmbjen ekonomike të botës. (Jiang Lei)