Kinë, parashikohet rigjallërim turistik ndërkombëtar pas rregullimit të masave kundër COVID-19
2023-01-08 11:59:17

VCG

VCG

Kina hoqi të dielën disa kufizime ndaj COVID-19 mbi fluturimet ndërkombëtare të pasagjerëve, me turizmin vendas dhe ndërkombëtar që pritet të rikthejë gjallërinë me afrimin e Festivalit të Pranverës.

“Do të merren masa për të siguruar që mallrat në porte të ndryshme të kthehen në nivelet para epidemisë sa më shpejt dhe që turizmi i jashtëm për shtetasit kinezë të rinisë në mënyrë të rregullt,” - u shpreh Administrata e Aviacionit Civil të Kinës.

Politikat dhe masat e përmirësuara përfshijnë rinisjen e pranimit dhe miratimit të aplikimeve të shtetasve kinezë për pasaporta të zakonshme për qëllime turistike dhe vizita miqsh jashtë vendit.

VCG

VCG

VCG

VCG

Sipas një deklarate të Këshillit të Shtetit për Çështjet e Hong Kongut dhe Makaos, Kina përmirësoi gjithashtu edhe rregullat e saj për udhëtimet mes pjesës kontinentale dhe Hong Kongut e Makaos. Udhëtarët ndërkombëtarë do të jenë në gjendje të hyjnë në pjesën kontinentale përmes Hong Kongut dhe Makaos, ndërsa do të hiqen kufizimet mbi numrin e pasagjerëve për fluturimet midis këtyre zonave.

Sipas ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, Kina pati rreth 52.7 milion vizita turistike vendase gjatë periudhës treditore të festës së Vitit të Ri 2023, ose 0.44 për qind më shumë se një vit më parë.

Të ardhurat e turizmit të krijuara gjatë këtyre pushimeve kapërcyen 26.5 miliardë juanë (afro 3.8 miliardë dollarë), në rritje prej 4 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.