Sindikata e Bujqësisë në Itali: Kosto e lartë për bujqësinë dhe turizmin nga dimri i ngrohtë
2023-01-06 15:25:08

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një dimër jashtëzakonisht i ngrohtë dhe i thatë në Itali mund të ketë një ndikim të madh në sektorët e bujqësisë dhe turizmit të vendit, thuhet në një deklaratë të Sindikatës Kombëtare Bujqësore “Coldiretti”, përcjell “Xinhua”.

Moti i ngrohtë është mirëpritur nga sektori i energjetikës, të cilët shqetësoheshin se një dimër i gjatë dhe i ftohtë mund të ndikonte mbi rrjetet e energjisë që tashmë po përballen me çmimet më të larta të gazit dhe naftës, si dhe shqetësimet e furnizimit për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në Ukrainë.

Sipas “Coldiretti”-t, moti i ngrohtë këtë dimër ka qenë veçanërisht i dëmshëm që vjen pas të nxehtit dhe thatësirës rekord gjatë verës, me 30 për qind më pak reshje se zakonisht. Kjo ka bërë që furnizimet me ujë natyral të jenë jashtëzakonisht të ulëta dhe me reshje më të ulëta se zakonisht gjatë dimrit, me të korrat në rrezik gjatë këtij viti.

Moti i ngrohtë i dimrit po bën që disa kultura, si mimoza dhe limonët, të lulëzojnë para kohe. Kjo do të thotë që të korrat janë të ndjeshme ndaj dëmtimit nga periudhat e ftohta në javët e ardhshme që mund të kenë efekte serioze në të korrat e ardhshme.

Turizmi po vuan gjithashtu nga dimri i ngrohtë, sipas “Coldiretti”-t, me nivele më të ulëta të reshjeve të dëborës që ndikojnë në aktivitetet malore.

Sindikata italiane vlerëson se pasojat direkte dhe indirekte të ndryshimeve klimaterike i kanë kushtuar sektorit të bujqësisë së vendit 6 miliardë euro (6.4 miliardë dollarë amerikanë) në vitin 2022. (Irma)