Bizneset e sporteve dimërore nxisin më shumë vende pune në veri të Kinës
2023-01-06 15:05:53

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një fluks vizitorësh në resortet e skive po sjell më shumë vende pune në industrinë e sporteve dimërore të Kinës, pasi sezoni i ri i skive në provincën Jilin të Kinës verilindore është në lulëzim të plotë, shkruan “Xinhua”.

“Kishte më shumë turistë që mësonin të bënin ski rreth ditës së Vitit të Ri dhe unë kisha orë të planifikuara gjatë gjithë ditës. Nuk kisha kohë as për pak pushim”,- deklaroi Zhang Zhanhua, një trajner skish në një vendpushim në qytetin Jilin.

Zhang, 38 vjeç, ishte një fermer dhjetë vjet më parë, kur vuri re se vizitorët po grumbulloheshin në resortet e skive aty pranë, duke rezultuar në nevojën për më shumë trajnerë. Duke e parë si një mundësi, Zhang filloi të punonte në biznese të ndryshme, të cilat përfundimisht e ndihmuan atë të bëhej një trajner me kohë të plotë.

Puna në një industri të tillë e ka bërë atë më shumë sesa thjesht një trajner. Zhang gjithashtu punon për programe të tjera, duke përfshirë rekreacion në ujë dhe udhërrëfyes malor. Më shumë fermerë vendas kanë filluar të përfshihen në këtë biznes, falë ndikimit të tij.

Duke përfituar nga Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit, sportet dimërore janë përhapur në të gjithë Kinën, pasi Zhang dhe bashkëpunëtorët e tij kanë filluar të ndajnë video në internet.

Një interes në rritje për skijimin ka sjellë dhe nevojën për më shumë pajisje. Një koleg i Zhang, Han Xue, mbikëqyr shërbimet e marrjes me qira të skive në resort.

Gjatë tetë viteve të fundit, interesi për sportet dimërore ka dëshmuar lulëzimin e kërkesave për më shumë pajisje dhe punonjës, me sportin dimëror që po përqafohet gjithnjë e më shumë në Kinë.

Duke përfituar nga industria në lulëzim, shërbimet e shpërndarjes po fitojnë terren. Në një pikë shitjeje të “Deppon Express” në një resort skish në Jilin, grumbullohen pajisje skijimi. Të dhënat treguan se sektori i dërgesave ekspres në Kinë pa një rritje prej 300 për qind në baza vjetore vetëm në sezonin e borës 2021-2022, deklaroi menaxheri i kompanisë Ma Junchi.

Një firmë e madhe logjistike kineze, “Deppon” ka krijuar një shërbim transporti vendas që kalon nga 17 resortet e skive në shtëpitë e klientëve.

“Biznesi i sporteve dimërore favorizohet në këtë sezon të skive nga sektorë si linjat ajrore dhe transporti. Besoj se një model i tillë shërbimi do të vazhdojë të përfitojë”,- tha Ma. (Irma)