MJK u kujton shtetasve kinezë të kuptojnë plotësisht kërkesat e hyrjes të destinacioneve
2023-01-05 20:11:52

foto: VCG

foto: VCG

Në përgjigje të kufizimeve të fundit të udhëtimit ndaj udhëtarëve nga Kina, Ministria e Jashtme kineze paralajmëroi të enjten kundër marrjes së masave diskriminuese dhe i këshilloi shtetasit kinezë që të kuptojnë plotësisht kërkesat e hyrjes në destinacionet e tyre përpara nisjes.

 

Japonia do të ketë kërkesa më të rrepta lidhur me testimin e acidit nukleik që synojnë udhëtarët nga Kina, me masat shtesë që kërkojnë rezultate negative të testimit brenda 72 orëve për udhëtarët që fluturojnë drejtpërdrejt nga Kina duke filluar nga e diela, sipas raporteve.

 

Vendet anëtare të BE-së ranë dakord të mërkurën “të nxitin fuqishëm" një kërkesë që do t'i detyronte të gjithë udhëtarët nga Kina, pavarësisht nga shtetësia, të paraqesin një test negativ të COVID-19 ndërsa numri i infeksioneve në vendin aziatik po rritet, njoftoi “Euronews” të mërkurën.

 

Mao Ning, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, reagoi duke thënë se Kina gjithmonë beson se masat parandaluese të epidemisë të vendeve të ndryshme duhet të jenë realiste, shkencore e të moderuara dhe se nuk duhet të shfrytëzohet mundësia për manipulime politike. Zëdhënësja shtoi se nuk duhet të zbatohen praktika diskriminuese që ndikojnë në shkëmbimet normale të personelit dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve.(Zhan Dian/Artan)