Foto nga VCG
Kina ka nxjerrë një udhëzues për të forcuar ruajtjen e ujit dhe tokës për të promovuar ndërtimin e një qytetërimi ekologjik në epokën e re.
Udhëzuesi, i lëshuar së bashku nga zyrat e përgjithshme të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe Këshilli i Shtetit, detajon objektivat e Kinës për të forcuar ruajtjen e ujit dhe tokës deri në vitin 2025 dhe 2035-n, bën të ditur “Xinhua”.
Deri në vitin 2025, Kina synon të përmirësojë mekanizmin dhe sistemin e saj institucional për ruajtjen e tokës dhe ujit, të rrisë efikasitetin e menaxhimit dhe të kontrollojë në mënyrë efektive erozionin e tokës të shkaktuar nga aktivitetet njerëzore në rajone kyçe, me 73 për qind të territorit të vendit pa erozion të tokës, sipas udhëzimit.
Deri në vitin 2035, do të formohet një sistem i koordinuar dhe efikas i ruajtjes së ujit dhe tokës, erozioni i tokës i shkaktuar nga njeriu do të kontrollohet plotësisht dhe erozioni i tokës në zonat kyçe do të trajtohet tërësisht. Zonat pa erozion të tokës duhet të përbëjnë 75 për qind të territorit të vendit deri në atë datë, sipas dokumentit. (Elona)