Chongqing i Kinës, paketa mjekësore falas për të luftuar Covid-19
2023-01-05 17:24:36

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Komuna Chongqing e Kinës Jugperëndimore do të shpërndajë pako falas mjekësore për banorët mbi 60 vjeç në mes të përhapjes së Covid-19, bën të ditur “Xinhua”. Autoritetet kanë porositur 2.4 milionë pako shëndetësore, që përmbajnë antipiretikë, ilaçe tradicionale kineze, maska të nivelit mjekësor dhe komplete testimi të antigjenit.

Ato do të shpërndahen duke u dhënë përparësi banorëve të zonave rurale, personave mbi 80 vjeç dhe atyre me sëmundje themelore.

Chongqing është i fundit në mesin e një numri qytetesh kineze që shpërndajnë paketa të tilla kujdesi pasi rastet në rritje të Covid-19 shkaktuan një blerje të nxituar të ilaçeve.

Shenyang, kryeqendra e provincës verilindore Liaoning, në fund të dhjetorit shpërndau mbi 2 milionë pako të ngjashme kundër epidemisë për qytetarët e moshuar, familjet me të ardhura të ulëta dhe grupe të tjera të cenueshme. (Elona)