Kina përmirëson transportin e qymyrit për të trajtuar mbi 100 milionë tonë në vit
2023-01-04 12:40:30

nga VCG

nga VCG

Vëllimi i përgjithshëm i mallrave të transportuara në hekurudhën Watang-Rizhao tejkaloi 103 milionë tonë në vitin 2022, që do të thotë se Kina ka përmirësuar një korridor tjetër të transportit të energjisë, i aftë për të trajtuar mbi 100 milionë tonë qymyr në vit, sipas “China Railway Taiyuan Bureau Group Co., Ltd.” .

Hekurudha, e cila fillon në qytetin Watang në provincën Shanxi të Kinës veriore dhe përfundon në portin Rizhao në provincën Shandong të Kinës lindore, lidh shtatë rrugët kryesore hekurudhore të Kinës, bën të ditur “Xinhua”.

nga VCG

nga VCG

Me përpjekjet e përbashkëta për të përmirësuar efikasitetin e transportit të qymyrit, volumi vjetor i transportit në hekurudhën Watang-Rizhao u rrit në mënyrë të qëndrueshme nga 73.9 milionë tonë në 2020-n në mbi 100 milionë tonë vitin e kaluar. (Elona)