Lula da Silva betohet si president i Brazilit
2023-01-03 14:08:49

 Foto:VCG

Foto:VCG

Luiz Inacio Lula da Silva i Partisë së Punëtorëve u betua si president i Brazilit për një mandat katërvjeçar. Betimi i Lula da Silva dhe zëvendëspresidentit të tij Geraldo Alckmin u bë të dielën gjatë një seance plenare të Dhomës së Deputetëve në Brasilia.

Ky është mandati i tretë presidencial i Lula da Silvës dhe rikthimi i tij në pushtet vjen pasi ka kaluar më shumë se një vit në burg midis 2018-s dhe 2019-s, për shkak të një dënimi të diskutueshëm që më vonë u anulua nga Gjykata e Lartë, bën të ditur “Xinhua”.

Në tetor, Lula da Silva u zgjodh president me 60.3 milionë vota ose 50.9 për qind të votave, duke lënë pas presidentin Jair Bolsonaro me 58.2 milionë vota ose 49.1 për qind.

Pas zgjedhjeve, presidenti i zgjedhur javët e fundit theksoi se do të qeverisë për të gjithë dhe se është i nevojshëm bashkimi i vendit.

Lula da Silva rikthehet në presidencë me një agjendë të fokusuar në programe të forta sociale, që synojnë luftën kundër varfërisë, nën moton “Bashkim dhe rindërtim”. (Elona)