CMG-ja: Dhurata e Kinës për botën për vitin e ri 2023
2023-01-01 17:19:48

VCG

VCG

      Në ditën e parë të 2023-it, njerëzit e vendeve të ndryshme të botës presin së bashku rrezen e parë të diellit të vitit të ri, duke shpresuar për paqe të përbashkët dhe zhvillim. Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping publikoi mesazhin e urimit për vitin e ri, ku theksohet se Kina e sotme është e lidhur ngushtë me botën dhe Kina e nesërme do të jetë edhe më e bukur dhe shpreson që bota të jetë në paqe, bukuri, lumturim dhe qetësi.

      Kjo është shpresa e Kinës për Vitin e Ri dhe gjithashtu një dhuratë e çmuar nga Kina për botën për këto 365 ditë. Analistët janë të mendimit se mesazhi i urimit nga kryetari Xi është inkurajues për të gjithë vendet.

      Në vitin që sapo përfundoi, PKK-ja zhvilloi me sukses kongresin e 20-të, i cili vlerësohet nga mediat e huaja si ngjarja më e madhe e Kinës në 2022-in. Ky kongres jo vetëm ka nisur një rrugëtim të ri për Kinën për ndërtimin e një vendi modern socialist, por gjithashtu u bë edhe një pikënisje e re për këtë vend, duke krijuar një të ardhme më të mirë edhe për botën. Përveç kësaj, Kina zhvilloi me sukses edhe Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike të Dimrit, ku “dëbora e bashkimit” solli shpresë dhe ngrohtësi për botën e trazuar.

VCG

VCG

      Vitin e kaluar Kina ka patur arritje të dukshme në mjaft fusha dhe agjencia e lajmeve e Kubës “Prensa Latine” e përshkruan 2022-in e Kinës me fjalët “përpjekje të plotë”. 2023-i është viti i nisjes për Kinën në zbatimin e frymës së Kongresit të 20-të dhe një pikënisje e re për ndërtimin e gjithanshëm të një vendi modern socialist. Këtë vit, Kina do të ketë 45-vjetorin e Reformës së Hapjes dhe 10-vjetorin e paraqitjes së nismës “Një brez, një rrugë”...

      Kambana e Vitit të Ri ka rënë dhe dielli i vitit të ri ka mbuluar tërë botën. Kinezët me vullnet të paepur do të krijojnë një Kinë më të bukur dhe me bashkëfitim me botën, duke injektuar më shumë energji pozitive për lulëzimin dhe zhvillimin global. (Jiang Lei)