U dorëzua avioni i 100-të ARJ21 i zhvilluar nga Kina
2022-12-31 17:40:45

nga VCG

nga VCG

Avioni i 100-të ARJ21 iu dorëzua klientit të tij, duke e çuar avionin e parë të pasagjerëve të zhvilluar në Kinë në një fazë të re të prodhimit masiv dhe operacioneve në shkallë të gjerë, shkruan “Xinhua”.

Ekspertët e industrisë thonë se dorëzimi i 100 avionëve ARJ21 tregon se performanca operacionale e avionit është në të njëjtin nivel me tipet e ngjashme të avionëve të zakonshëm dhe se siguria dhe besueshmëria e ARJ21 janë testuar plotësisht nga linjat ajrore dhe tregu i aviacionit civil.

Aktualisht, 100 avionët ARJ21 janë duke operuar në 316 rrugë fluturimi, duke lidhur 118 qytete dhe duke transportuar në mënyrë të sigurt afro 6 milionë pasagjerë, sipas Korporatës Komerciale të Avionëve të Kinës, Ltd. (COMAC), e cila zhvilloi ARJ21.

nga VCG

nga VCG

COMAC mori një licencë për prodhimin e avionëve ARJ21 të lëshuar nga Administrata e Aviacionit Civil të Kinës në qershor 2017. Kompania ka një kapacitet prodhimi vjetor prej 50 avionësh ARJ21.

Më 18 dhjetor, COMAC i dorëzoi një avion ARJ21 klientit të saj të parë jashtë shtetit, linjës ajrore indoneziane “TransNusa”, duke shënuar dërgimin e parë të avionit të pasagjerëve të prodhimit kinez në një treg të huaj. (Irma)