Uruguai zbulon praninë e nënvarianteve të reja të Omicron
2022-12-30 10:47:02

Virusi ne Uruguai (Foto Royalbabycollection)

Virusi ne Uruguai (Foto Royalbabycollection)

Ministria e Shëndetit Publik në Uruguai bëri të ditur se ekspertët kanë zbuluar praninë e dy nënvarianteve të reja të Omicron në vend, mes një vale rastesh të reja të Covid-19.

Divizioni i Epidemiologjisë i Departamentit të Shëndetit Publik ka zbuluar së fundmi praninë me frekuencë të ulët të dy nënvarianteve të reja të Omicron: XBB.1 dhe DL.1, thuhet në deklaratën e ministrisë, raporton “Xinhua”.

Varianti mbizotërues globalisht vazhdon të jetë Omicron dhe viruset ndryshojnë me kalimin e kohës, duke përfshirë SARS-CoV-2, virusin që shkakton Covid-19, sipas deklaratës.

VCG

VCG

Ministria bëri thirrje që njerëzit duhet të vazhdojnë të praktikojnë parandalimin dhe të vaksinohen.

Ministri i Shëndetit Publik, Daniel Salinas, konfirmoi përmes mediave sociale se në nënvariantet tashmë qarkulluese në Uruguai, zyrtarët po shtonin XBB.1 dhe DL.1, të cilat ishin të gjitha variante të Omicron që mund të jenë pjesë e rritjes aktuale të rasteve.

Të hënën, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 8216 raste të reja Covid-19 u regjistruan në vend gjatë javës nga 18 deri në 24 dhjetor, 66 për qind më shumë se javën e kaluar. Javën e kaluar gjithashtu pati 10 vdekje nga koronavirusi në Uruguai. (Irma)