Eksporti rus i plehrave mund të bjerë me 15 për qind në vitin 2022
2022-12-30 10:07:18

Fertilizuesit ruse (Foto Fertilizerdaily)

Fertilizuesit ruse (Foto Fertilizerdaily)

Eksporti rus i plehrave kimike mund të bjerë me 15 për qind këtë vit, më mirë se një rënie prej 20 për qind e parashikuar në verë, deklaroi Andrey Guryev, kreu i Shoqatës Ruse të Prodhuesve të Plehrave.

Rënia e eksportit është për shkak të sanksioneve perëndimore, citohet të ketë thënë Guryev nga agjencia ruse e lajmeve “TASS”, njofton “Xinhua”.

VCG

VCG

Duke filluar nga qershori në korrik, prodhuesit rusë rritën furnizimet në tregjet e vendeve mike, tha Guryev.

Sipas tij, kompanitë ruse reduktuan furnizimet me kalium dhe fosfat në Evropë dhe rritën furnizimin me plehra minerale në Indi dhe Lindjen e Mesme, kryesisht në Turqi.

Përveç kësaj, pjesa e plehrave ruse në tregun e vendeve afrikane është rritur ndjeshëm, tha Guryev. (Irma)