Sesioni vjetor i organit më të lartë ligjvënës të Kinës do të nisë më 5 mars
2022-12-30 18:38:14

foto/VCG

foto/VCG

Sesioni i parë vjetor i legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore (AKP) të Kinës do të hapet në Pekin më 5 mars 2023, sipas një vendimi të marrë nga Komiteti i 13-të i Përhershëm i AKP-së të premten.

Vendimi u miratua në fund të një sesioni të Komitetit të Përhershëm të AKP-së të mbajtur nga e marta deri të premten. (Artan)