CMG-ja publikon këngën e personalizuar për Galanë e Festës së Pranverës 2023
2022-12-29 21:33:22

“Ju zgjata dorën, sepse kam pranuar edhe mirësinë e të panjohurve.”

Grupi Mediatik i Kinës (CMG) publikoi këngën e personalizuar për Galanë e Festës së Pranverës të vitit 2023 “Përshëndetje, njerëz të panjohur”. Kjo këngë është kompozuar nga Peng Fei, teksti i saj është shkruar nga Wang Haitao, dhe këndohet nga Mao Buyi. 

“Përshëndetje, njerëz të panjohur” përdor stilin e rrëfimit të ngrohtë, nëpërmjet një pyetjeje të sinqertë dhe të thjeshtë “Përse ju zgjata dorën”, dhe përqendrohet në mirësinë, besimin dhe ngrohtësinë e të panjohurve të zakonshëm. Kënga tregon frymën e sinqertë të Galasë së Festës së Pranverës, që krijohet për njerëzit.

Përshëndetje, njerëz të panjohur! Ju lutem, merrni këtë përshëndetje nga CMG-ja dhe mirëprisni ngrohtësinë e papritur në vitin e ardhshëm. (Li Huailiang/Artan)