Kina synon të forcojë mbrojtjen e biodiversitetit të Rrafshnaltës Qinghai-Tibet përmes legjislacionit
2022-12-29 12:18:23

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina po shqyrton rritjen e sigurisë ekologjike dhe mbrojtjen e biodiversitetit të Rrafshnaltës Qinghai-Tibet përmes legjislacionit të ri.

Një projektligj për ruajtjen ekologjike në Rrafshnaltën Qinghai-Tibet iu dorëzua të martën Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullor Kombëtar, legjislativit më të lartë të Kinës, për leximin e tij të dytë.

Cilësia dhe funksionet e sistemit ekologjik në Pllajën Qinghai-Tibet kanë ndikime të drejtpërdrejta në sigurinë ekologjike të vendit, biodiversitetin dhe furnizimin e burimeve ujore, ndër të tjera, duke luajtur një rol unik dhe të pazëvendësueshëm në ruajtjen e sigurisë ekologjike në Kinë dhe në botë në përgjithësi. Bazuar në një draft të paraqitur për lexim të parë në gusht 2022, drafti i ri thekson më shumë përpjekje që do të forconin mbrojtjen dhe restaurimin ekologjik dhe do të përmirësonin mbrojtjen e biodiversitetit në pllajë.

Ai bën rregullime në përcaktimet për mbrojtjen e rrugëve të migrimit të kafshëve të egra, kompensimin për humbjet e bagëtive të shkaktuara nga kafshët e egra dhe një fushatë kombëtare për mbrojtjen e biodiversitetit.

Drafti i ri shton dispozita që i kërkojnë qeverisë të ndërmarrë hapa efektive për t'u mbrojtur nga rreziqet ekologjike, të tilla si ndryshimet klimatike dhe fatkeqësitë natyrore, për të mbrojtur sigurinë ekologjike të rrafshnaltës, bën të ditur “Xinhua”.

Ai përcakton gjithashtu pjesëmarrjen e publikut, masat e mbikëqyrjes dhe menaxhimin e aktiviteteve turistike në pllajë. (Elona)