Kina dërgon satelit eksperimental në orbitë
2022-12-29 20:57:03
Foto: VCG
Kina dërgoi të enjten një satelit eksperimental në orbitë nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve e Xichang-ut në provincën Sichuan të Kinës Jugperëndimore.
Sateliti “Shiyan 10-02” u lëshua në orën 12:43 të pasdites nga raketa bartëse “Marshimi i Madh-3B”.
Sipas Qendrës, ky satelit do të përdoret kryesisht për verifikimin në orbitë të teknologjive të reja, si monitorimi i mjedisit hapësinor.
Lëshimi shënon misionin e 458-të të fluturimit të raketave bartëse “Marshimi i Madh”. (Li Huailiang/Artan)
Lajmet Kryesore