Pekini: Bashkatdhetarët tajvanezë nuk janë mish për top të forcave separatiste
2022-12-28 20:24:43

Pekini deklaroi të mërkurën se bashkatdhetarët tajvanezë nuk do të bëhen mish për top të forcave separatiste, në reagim ndaj zgjatjes prej autoriteteve në Tajvan të të ashtuquajturit “shërbim i detyrueshëm ushtarak” nga katër muaj në një vit.

Zëdhënësi Wang Wenbin në konferencë shtypi, 28 dhjetor 2022, Pekin(Foto:Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës))

Zëdhënësi Wang Wenbin në konferencë shtypi, 28 dhjetor 2022, Pekin(Foto:Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës))

Ribashkimi i plotë i atdheut është dëshira e përbashkët e të gjithë popullit kinez dhe një prirje e pandalshme historike, tha Wang Wenbin, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, duke iu përgjigjur pyetjes përkatëse në një konferencë të rregullt shtypi në Pekin.

“Jemi të bindur se të gjithë bashkëatdhetarët në Tajvan janë të ndjeshëm e të drejtë dhe nuk do të shërbejnë si mish për top për forcat separatiste të ‘pavarësisë së Tajvanit’,” tha z. Wang.

Vendimi i zgjatjes së “shërbimit ushtarak” u deklarua të martën nga liderja e provincës së Tajvanit Tsai Ing-wen dhe do të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit 2024.

Stërvitje ushtarake në Tajvan, mars 2022(Foto:VCG)

Stërvitje ushtarake në Tajvan, mars 2022(Foto:VCG)

Banorët tajvanezë shprehën kundërshtim të fortë ndaj një vendimi të tillë, që është kundër paqes.

Chang Ya-chung, drejtori i Shkollës “Sun Yat-sen” në Tajvan, vuri në dukje se tensioni ndërmjet dy brigjeve të ngushticës nuk është ajo që duan banorët tajvanezë, por është në interesin strategjik të ShBA-së për ta armatosur këtë ishull, në mënyrë që ta përdorë si gur shahu për të frenuar pjesën kontinentale të Kinës. Ai shtoi se ShBA-ja mund t’u kërkojë autoriteteve tajvaneze të shtojnë buxhetin e mbrojtjes për të blerë më shumë armë amerikane dhe për ta bërë Tajvanin t’i shërbejë strategjisë së Uashingtonit.