“Baidu” nisi shërbimet e natës të taksive pa drejtues në Wuhan
2022-12-28 20:39:02

Foto: Një grua merr një taksi pa drejtues në një vend të caktuar në rrugën “Daoxianghu” në distriktin Haidian të Pekinit, 14 tetor 2020 (Foto: “Xinhua”)

Gjiganti kinez i teknologjisë “Baidu” njoftoi të hënën se ka shtuar orët e funksionimit komercial dhe ka zgjeruar zonën e shërbimit të taksive pa drejtues në qytetin Wuhan të Kinës Qendrore.

Një fazë e re e përdorimit komercial të drejtimit autonom të automjeteve në Kinë ka nisur, pas paraqitjes së platformës elektronike “Apollo Go” të rezervimit të taksive të kësaj kompanie në Wuhan për ofrimin e shërbimeve natën.

Tani, me mbi 50 taksi pa drejtues në funksionim, “Apollo Go” shërben në një zonë mbi 130 kilometra katrorë në Wuhan. Ndërkohë, koha e funksionimit në Qytetin e Ri Junshan të Zonës së Zhvillimit Ekonomiko-Teknologjik të Wuhan-it është zgjatur, nga ora 7 e mëngjesit deri në 11 të natës, për të plotësuar kërkesat e udhëtimit të qytetarëve natën.

Mjedisi i natës ka qenë gjithmonë një ndër vështirësitë teknike për teknologjinë e vetëdrejtimit të automjeteve, sepse është e vështirë për automjetet të dallojnë pengesat dhe kalimtarët në ndriçim të dobët.

“Baidu” ka nisur një shërbim pilot në “Apollo Go” në qytete të ndryshme kineze, si Pekin, Shangai, Guangzhou dhe Shenzhen.

Minibusi pa drejtues “WeRide” u shërben udhëtarëve në qytetin Guangzhou të provincës Guangdong të Kinës Jugore, 7 janar 2022 (Foto:VCG) 

Vitet e fundit, Kina ka hartuar një sërë politikash për të nxitur zhvillimin dhe komercializimin e teknologjisë së vetëdrejtimit.

Një makinë pa drejtues e “Pony.ai”-së udhëton në një rrugë të Pekinit, 16 maj 2021 (Foto:VCG)

Kompania e teknologjisë së vetëdrejtimit të automjeteve “Pony.ai” deklaroi në korrikun e sivjetshëm se planifikon të prodhojë kamionë pa drejtues në Kinë në bashkëpunimin me kompaninë gjigante të prodhimit të pajisjeve “Sany Heavy Industry”.