15 milionë banorë të Pekinit përfitojnë nga projekti i devijimit të ujit
2022-12-28 10:34:19

VCG

VCG

15 milionë banorë të Pekinit kanë përfituar deri tani nga një mega projekt i devijimit të ujit. Sipas Autoritetit të Ujit në Pekin, projekti i devijimit nga jugu në veri ka transferuar mbi 8.4 miliardë metra kub ujë nga lumenjtë kryesorë në jug të vendit në kryeqytetin e vendit gjatë tetë viteve të fundit, bën të ditur “Xinhua”.

Pekini me mbi 21 milionë banorë prej kohësh ka pasur problematika të mungesës së ujit. Uji nga jugu është bërë një burim kryesor për qytetin.

VCG

VCG

Deri tani, gjithsej 13 ujësjellës në Pekin kanë marrë ujë përmes projektit, i cili ka zbutur pjesërisht mungesën e ujit në kryeqytet.

Për sa i përket mjedisit ekologjik, përqindja e trupave ujorë të shëndetshëm në Pekin është rritur në 87.2 për qind. Qyteti ka krijuar 44 rrjedha të reja ujore që nga viti 2014, me një gjatësi totale prej 852 kilometrash.

Projekti i devijimit të ujit nga jugu në veri do të ketë tre rrugë pasi të përfundojë. Rruga e mesme, më e spikatura nga të tria pasi ushqen me ujë kryeqytetin e vendit, fillon në rezervuarin Danjiangkou dhe kalon nëpër provincat Henan dhe Hebei përpara se të arrijë në Pekin dhe Tianjin. Deri tani, projekti i devijimit të ujit nga jugu në veri ka devijuar 58.6 miliardë metra kub ujë në rajonet e thata në veri nëpërmjet rrugëve të tij të mesme dhe lindore, duke përfituar më shumë se 150 milionë njerëz gjatë tetë viteve të fundit. (Elona)