Kinë, kërkesa për kredi bankare rritet në tremujorin e katërt
2022-12-28 20:52:59

Kërkesa për kredi bankare në Kinë është rritur në tremujorin e katërt të sivjetshëm, tregon një sondazh i kryer nga banka qendrore e vendit.

Banka Popullore e Kinës(Foto:VCG)

Banka Popullore e Kinës(Foto:VCG)

Treguesi i kërkesës së përgjithshme për kredi bankare ishte 59.5% në tremujorin e katërt, 0.5 pikë përqindjeje më shumë në krahasim me tremujorin e tretë të këtij viti, bëri të ditur Banka Popullore e Kinës, duke iu referuar rezultateve të një sondazhi të zhvilluar me 3200 institucione bankare në gjithë vendin.

Sipas sondazhit, kërkesa për kredi në sektorin e prodhimit, shitjes me shumicë e pakicë, si edhe në sektorin e pasurive të patundshme, është rritur në këtë periudhë.

Të dhënat financiare të publikuara këtë muaj treguan se kërkesa për kredi e sektorit korporativ të vendit është në rritje e sipër, gjë që pasqyron përmirësimin e ndjenjës së tregut.