Kinë, lehtësimi i kufizimeve antiepidemike stimulon kërkesat e udhëtimit
2022-12-28 12:22:33

VCG

VCG

Kërkimet në internet për fluturime ndërkombëtare kanë shënuar rritje të dukshme që kur Kina shpalli lehtësimin e masave kufizuese në udhëtimet ndërkufitare. Kjo ka stimuluar besimin për mëkëmbjen e mëtejshme të konsumit.

 

Autoritetet kineze të shëndetësisë bënë të ditur të hënën që udhëtimet për jashtë vendit do të rifillojnë gradualisht, ndërsa do të hiqet karantina për mbërritjet nga jashtë vendit pas 8 janarit 2023.

 

Pas publikimit të këtij lajmi, kërkimet në internet për fluturime në platformën “Qunar” u rritën 7 herë brenda 15 minutash. Tajlanda, Japonia dhe Koreja e Jugut janë destinacionet më të parapëlqyera. Në platformën “Ctrip”, brenda gjysmë ore, kërkimet për fluturime jashtë, si edhe për në Hong-Kong, Makao dhe Tajvan, kanë shënuar rekordin më të lartë në tre vjetët e fundit.

 

Publikimi i masave i ka kaluar parashikimet e analistëve për mëkëmbjen e turizmit jashtë vendit.

 

“Dëshirat për udhëtime ndërkufitare do të shndërrohen shpejt në veprime konkrete me përmirësimin e masave kundër COVID-19 për udhëtimet ndërkombëtare,” shprehet Xiang Min, drejtori i biznesit për biletat e avionit i “Fliggy”-t, dega e turizmit e grupit “Alibaba”.

 

VCG

VCG

Xiang-u është i mendimit që rezervimet e fluturimeve për në Kinë do të nxitin mëkëmbjen dhe kompanitë ajrore mund të vënë në hapin më shumë linja fluturimi për të përmbushur kërkesat.

 

Ndërkohë, organi kryesor rregullator i Kinës për sektorin bankar e të sigurimeve deklaroi të martën që do të shtojë mbështetjen financiare për sektorin e ofrimit të ushqimit dhe turizmin në vitin 2023.

 

VCG

VCG

Komisioni Rregullator i Bankave dhe i Sigurimeve i Kinës theksoi shtimin e përkrahjes financiare për sektorin e shëbimeve, me synim që të stimulohet kërkesa e brendshme, posaçërisht për ndërmarrjet e vogla dhe mikrondërmarrjet.

 

Analistët nga Kompania e Kapitaleve Ndërkombëtare e Kinës thonë që mëkëmbja në sektorët e turizmit, hotelerisë dhe ofrimit të ushqimeve ende përballet me trysni në një periudhë afatshkurtër, pasi dimri është stina me rrezikun më të lartë të infektimit nga virusi dhe mëkëmbja e vullnetit të konsumatorëve për të shpenzuar kërkon më shumë kohë. Por ata parashikojnë që rritja në këta sektorë do të përmirësohet në një periudhë afatmesme dhe afatgjatë.(Jiang Lei)