Hong Kongu do të nisë platformën online të shërbimit të talenteve
2022-12-26 14:55:00

Foto: VCG

Qeveria e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut (HKSAR) do të nisë një platformë online të shërbimit të talenteve më 28 dhjetor për të lehtësuar aplikimet, bën të ditur “Xinhua”.

Kryesekretari për administrimin e qeverisë HKSAR tha se platforma e Njësisë së Shërbimit të Talenteve (TSU) jo vetëm që do të sigurojë detaje të skemave të pranimit të talenteve në Hong Kong, por gjithashtu do të lidhet me departamentin e emigracionit HKSAR, duke lejuar talentet nga e gjithë bota për të paraqitur aplikime ose për të bërë pyetje online.

Qeveria HKSAR po bën gjithashtu përgatitje të plota për ngritjen e një zyre për të formuluar, zbatuar dhe koordinuar strategjinë e tërheqjes së talenteve, tha Chan në një konferencë shtypi.

Procesi i aplikimit dhe miratimit të skemave përkatëse të pranimit të talenteve do të jetë plotësisht i efektshëm dhe i thjeshtuar, tha ai. Procesi i miratimit të aplikimit në përgjithësi mund të përfundojë brenda katër javësh pas dorëzimit të të dhënave të kërkuara dhe dokumenteve mbështetëse. Chan shprehu besim në përmbushjen e qëllimit për të tërhequr të paktën 35,000 njerëz të cilët pritet të qëndrojnë për të paktën 12 muaj në secilin nga tre vitet e ardhshme. (Elona)