Shefi i OKB-së, i shqetësuar për ndalimin nga talebanët të grave që punojnë për OJQ
2022-12-26 16:02:26

Foto: VCG

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, shprehu shqetësim nga urdhri i raportuar i administratës së drejtuar nga talebanët në Afganistan që ndalonte gratë të punojnë për organizatat joqeveritare kombëtare dhe ndërkombëtare (OJQ).  

“Shefi i OKB-së përsërit të drejtat e të gjitha grave për të marrë pjesë në fuqinë punëtore duke kontribuar kështu në të mirën më të madhe”,- tha Stephane Dujarric, zëdhënësi i Guterres, në një deklaratë, citon “Xinhua”.  

Vendimi i talebanëve do të dëmtojë punën e organizatave të shumta në të gjithë vendin që ndihmojnë më të rrezikuarit, veçanërisht gratë dhe vajzat, thuhet në deklaratë.  

Kombet e Bashkuara dhe partnerët e saj, duke përfshirë OJQ-të kombëtare dhe ndërkombëtare, po ndihmojnë më shumë se 28 milionë afganë që varen nga ndihma humanitare për të mbijetuar, thuhet në deklaratë, duke theksuar se dorëzimi efektiv i ndihmës humanitare kërkon qasje të plotë, të sigurt dhe të papenguar për të gjithë punonjësit e ndihmës, përfshirë gratë.  

“Ndalimi i raportuar për gratë që punojnë me komunitetin ndërkombëtar për të shpëtuar jetë dhe mjete jetese në Afganistan do të shkaktojë vështirësi të mëtejshme të patregueshme për popullin e Afganistanit”, thuhet në deklaratë. (Elona)