Kina u jep përparësi shërbimeve mjekësore në vendet me rrezik të lartë Covid-19
2022-12-26 15:37:44

Foto: VCG

Në mes të epidemisë së Covid-19, Kina po i jep përparësi ofrimit të shërbimeve mjekësore në institucionet e kujdesit për të moshuarit dhe institucionet e mirëqenies sociale. Në një video-konferencë të mbajtur nga Ministria e Çështjeve Civile u urdhëruan departamentet lokale të çështjeve civile të kryejnë hetime të plota në vende me rrezik të lartë, duke përfshirë vlerësimin e rezervave të barnave, trajtimin mjekësor, shërbimet shëndetësore, shërbimet e vaksinimit dhe aftësitë e reagimit emergjent, bën të ditur “Xinhua”.

Në takim u vendos që spitalet të merren me transportin dhe trajtimin e njerëzve të infektuar në shtëpi pleqsh dhe fëmijëve në institucionet e mirëqenies t'u sigurohet akses i veçantë në kujdesin mjekësor. (Elona)