Kinë, zhvillohet mbledhja qendrore për punët bujqësore
2022-12-25 11:37:49


Më 23 dhe 24 dhjetor u zhvillua në Pekin mbledhja e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës për çështjet bujqësore. Në këtë mbledhje, mori pjesë Sekretari i Përgjithshëm i PKK-së dhe kryetari i shtetit kinez Xi Jinping, i cili mbajti një fjalim të rëndësishëm.

Në fjalimin e tij, Xi theksoi se duhet të nxitet në mënyrë të gjithanshme lulëzimi i zonave rurale dhe përshpejtimi i ndërtimit të një vendi të fuqishëm bujqësor. Ky është një plan strategjik i bërë nga PKK-ja, i synon ndërtimin e një vendi të fuqishëm dhe modern socialist.

VCG

VCG

Xi vuri në dukje se Kina duhet të ndjekë rrugën e saj në ndërtimin e një vendi të fuqishëm bujqësor, në vend që thjesht të kopjojë  modelet e vendeve të tjera të zhvilluara bujqësore. Ai theksoi se garantimi i një furnizimi të qëndrueshëm dhe të sigurtë me ushqime e produkte të rëndësishme bujqësore ka qenë gjithmonë prioriteti kryesor për ndërtimin e një vendi të fuqishëm bujqësor. Duhet të kapen dy sektorët kyç: tokë e punueshme dhe fara. Ndërkohë që duhet të ruhet me vendosmëri linja e kuqe prej 1.8 miliardë akër tokë e kultivueshme dhe shndërrimi  saj në mënyrë graduale në tokë bujqësore me standarde të larta. Gjithashtu është e nevojshme të përmirësohet sistemi i garantimit të fitimeve për fshatarët dhe fermerët e drithërave dhe mekanizmi i kompensimit për zonat kryesore bujqësore.

VCG

VCG

Xi vuri në dukje se lulëzimi i zonave rurale është një mision i rëndësishëm në epokën e re për ndërtimin e një vendi të fuqishëm bujqësor. Rivitalizimi industrial është prioriteti kryesor i lulëzimit rural. Është e nevojshme të zbatohen politikat e mbështetjes industriale, të promovohet përmirësimi i të gjithë zinxhirit të industrive rurale dhe të rritet konkurueshmëria e tregut dhe aftësitë e zhvillimit të qëndrueshëm. Konsolidimi dhe zgjerimi i arritjeve të zbutjes së varfërisë është detyra kryesore e promovimit gjithëpërfshirës të rivitalizimit rural. Duhet të ndërlidhen politikat e zbutjes së varfërisë në zonat jo shumë të zhvilluara, duke parandaluar me vendosmëri kthimin masiv në varfëri.  Duhet të ngulet këmbë për shtimin e të ardhurave të banorëve në zonat rurale. Kjo është detyra thelbësore e çështjeve bujqësore të Kinës dhe duhet të merren të gjitha masat për të zgjeruar mundësitë e pasurimit të fshatarëve.

Në këtë mbledhje, Xi nënvizoi gjithashtu se për të ndërtuar një vend të fuqishëm bujqësor, duhet t’i drejtohemi teknologjisë dhe reformave, si dy motorë nxitës. Kina duhet të përpiqet shpejt për të zotëruar teknologji të lartë bujqësore, duke u fokusuar tek ato kyçe dhe të bazuara në kërkesat urgjente të këtij sektori. Formimi i një sistemi modern bujqësor duhet të bëhet me kornizë të qartë, me koordnim të arsyeshëm dhe konkurrim të përshtatshëm. (Jiang Lei)