Gjeneva do të ketë shërbim 24-orësh me autobus pa shofer nga viti 2025
2022-12-25 16:05:59

Autobuset ne Gjeneve (Foto Thehansindia)

Autobuset ne Gjeneve (Foto Thehansindia)

Një shërbim 24-orësh me autobus elektrik pa shofer do të vendoset në Gjenevë, Zvicër, nga viti 2025 e tutje, njoftuan mediat lokale, citon “Xinhua”.

Korporata Zvicerane e Transmetimeve, “Swissinfo.com”, raportoi se Gjeneva është zgjedhur si një nga tre vendet europiane të testimit për një shërbim autobusi publik pa shofer në shkallë të plotë, pjesë e nismës së lëvizshmërisë “Horizon Europe ULTIMO”.

VCG

VCG

Sipas raportit, vendet e tjera të testimit janë Kronach (Gjermani) dhe Oslo (Norvegji). Gjithsej do të vihen në përdorim 45 automjete, 15 në Gjenevë.

““ULTIMO” do të përqendrohet në çështje të tilla se si të garantohet siguria e pasagjerëve dhe të reagojë, për shembull, në rast aksidentesh ose trazirave në mjet pa shofer. Gjithashtu do të shqyrtojë pyetjet e çmimeve, distancat minimale dhe maksimale për autobusin, destinacionet dhe kuadrin ligjor”, thuhet në njoftimin e “Swissinfo.com”.

“Duke ofruar transport derë më derë, sipas kërkesës, 24 orë, shërbimi do të ishte më cilësor. Gjithashtu do të shmangte udhëtimet bosh gjatë orëve jashtë pikut dhe në këtë mënyrë do të ulte disa kosto. Së fundi, duke iu përgjigjur kërkesës në kohë reale, radhët dhe bllokimet rreth stacioneve mund të shmangen”, thuhet në njoftim.