Regjisorja kineze: Industria e filmit dhe televizionit në Makao ka potencial të madh
2022-12-24 15:39:28

nga VCG

nga VCG

nga VCG

nga VCG

Industria e filmit dhe televizionit në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Makaos (SAR) ka një potencial të madh që mund të shfrytëzohet më tej, deklaroi regjisorja kineze Hu Mei.

Si një zonë ku moderniteti takohet me traditën dhe ndërveprojnë kulturat lindore dhe perëndimore, sipas regjisores, cituar nga “Xinhua”, kultura e larmishme e Makaos e bën atë një vend të jashtëzakonshëm për krijimin letrar dhe artistik.

Hu ishte regjisore e serialit historik televiziv “Yongzheng Dinasty”, i cili u vlerësua në Kinën kontinentale. Ajo gjithashtu drejtoi një sërë serialesh televizive, duke përfshirë “Perandori” për dinastinë Han dhe “Oborri i Madh i Qiaos”.

Lidhjet e saj me Makaon filluan që në vitet 1990 kur ajo drejtoi “Tears and Triumph”, një serial televiziv i adaptuar në Hong Kong, me një pjesë të xhiruar në Makao.

Ndryshimet e jashtëzakonshme në Makao e frymëzuan atë për të xhiruar një film që pasqyron pjesën e historisë që nga kthimi i Makaos në atdhe. “Historitë ia vlen të tregohen”, tha ajo.

Ndër vite, disa filma të mirënjohur janë xhiruar në Makao, duke përfshirë “2046”, një film dramatik romantik i regjisorit nga Hong Kongu, Ëong Kar-ëai.

nga VCG

nga VCG

nga VCG

nga VCG

Megjithatë, potenciali i industrisë së filmit të Makaos nuk ishte shfrytëzuar plotësisht, tha Hu, duke shtuar se qyteti është plot me thesare në sytë e profesionistëve të filmit.

Ajo sugjeroi që Makao të merrte nga përvoja e vendeve apo rajoneve të tjera si Singapori, ku u xhirua komedia romantike amerikane “Crazy Rich Asians”, duke i sjellë vendit një rritje të turistëve.

Ajo rekomandoi që Makao të përqëndrohet në edukimin e talenteve dhe të bashkojë forcat me homologët e industrisë së filmit në Kinën kontinente, për të prodhuar filma dhe seriale televizive cilësore me markën Makao. (Irma)