Presidenti kinez dhe guvernatorja e përgjithshme e Zelandës së Re shkëmbejnë urime për 50-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike
2022-12-22 18:15:37

foto: VCG

foto: VCG

Presidenti kinez Xi Jinping shkëmbeu të enjten mesazhe urimi me guvernatoren e përgjithshme të Zelandës së Re Cindy Kiro, në 50-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet të dy vendeve.

Xi Jinping-u vuri në dukje se Kina dhe Zelanda e Re janë vende partnere të rëndësishme bashkëpunuese të njëri-tjetrit. Gjatë 50 vjetëve të fundit që nga vendosja e lidhjeve diplomatike, marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve kanë ruajtur një zhvillim të shëndetshëm e të qëndrueshëm, duke krijuar shumë "herë të para". Bashkëpunimi Kinë-Zelandë e Re në fusha të ndryshme ka sjellë përfitime për të dy popujt dhe ka dhënë kontribut të rëndësishëm për paqen, stabilitetin dhe begatinë rajonale. “Unë i kushtoj shumë rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve kino-neozelandeze dhe jam i gatshëm të punoj së bashku me guvernatoren Keiro për të përmbledhur përvojën historike, për të forcuar komunikimin strategjik dhe për të promovuar përparimin e vazhdueshëm të partneritetit të gjithanshëm strategjik Kinë-Zelandë e Re, për të sjellë më shumë përfitime për të dy popujt,”tha Xi.

 

Guvernatorja e përgjithshme e Zelandës së Re Cindy Kiro tha nga ana e saj se marrëdhënia me Kinën është një ndër marrëdhëniet dypalëshe më të rëndësishme për Zelandën e Re. Që nga vendosja e lidhjeve diplomatike ndërmjet Zelandës së Re dhe Kinës 50 vjet më parë, janë arritur suksese të mëdha në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. Zelanda e Re e çmon historinë e gjatë të shkëmbimeve ndërmjet të dy vendeve dhe pret të vazhdojë të promovojë bashkëpunimin dypalësh në dobi të të dy popujve dhe të gjithë botës.

 

Po atë ditë, edhe kryeministri kinez Li Keqiang dhe homologia e tij neozelandeze Jacinda Ardern shkëmbyen mesazhe urimi.(Zhan Dian/Artan)