Pekini rihap rrugët për makinat private
2022-12-22 13:53:35

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Duke filluar nga e enjtja, Pekini do të pezullojë politikën e tij të trafikut që ndalon makinat private në rrugë gjatë orarit të punës. Masa e re nënkupton që njerëzit mund të ngasin makinën gjatë gjithë javës duke filluar nga e enjtja, bën të ditur “China Daily”.

Duke marrë parasysh situatën aktuale të trafikut në qytet, autoritetet vendore thanë se do të rregullojnë politikën sipas zhvillimit të epidemisë dhe situatës rrugore, thuhet në njoftim.

Nëse rregulli ndryshon, autoritetet do të bëjnë njoftime të tjera një javë përpara.

Për të lehtësuar bllokimin e trafikut dhe për të ulur emetimet e karbonit, kryeqyteti filloi një provë të një rregulloreje në tetor 2008, sipas së cilës makinat private ndalohen nga ora 06:00 deri në orën 21:00 një ditë në javë. Datat përcaktoheshin në varësi të numrit të targës së makinës. Rregullorja është modifikuar dhe përshtatur në vitet që pasuan. (Elona)