74% e eksporteve shqiptare, drejt BE-së
2022-12-22 13:19:19

Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me vendet e Bashkimit Evropian zënë 61.3% të të gjithë tregtisë.

Referuar të dhënave të raportit të INSTAT-it mbi tregtinë e jashtme, në nëntor 2022, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 7.1% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 53.7% të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (30.4%), Turqia (9.3%), Kina (5.9%) dhe Greqia (5.7%). Për periudhën njëmbëdhjetëmujore shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 59.8% të të gjithë tregtisë. Në periudhën janar-nëntor 2022, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 74% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 52.3% të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (2.5%), Turqia (8.5%), Greqia (7%) dhe Gjermania (6.4%).

Gjatë këtij njëmbëdhjetëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (38.6%), Gjermania (67.6%) dhe Greqia (18.5%).

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Kosova (1.1%) dhe Spanja (6.2%). Gjatë këtij njëmbëdhjetëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (7.4%), Turqia (36.9%) dhe Greqia (22.4%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: SHBA (11.2%), Rusia (20.9%) dhe Zvicra (34%).  (Elona)