Xi Jinping-u takohet me Medvedevin
2022-12-21 21:09:00

Sekretari i përgjithshëm i PKK-së dhe presidenti i Kinës Xi Jinping u takua të mërkurën në Pekin me kryetarin e Partisë “Rusia e Bashkuar” Dmitry Medvedev, që ndodhet në Pekin për një vizitë me ftesë të palës kineze.

Foto:Xinhua

Sekretari i përgjithshëm i PKK-së dhe presidenti i Kinës Xi Jinping u takua të mërkurën në Pekin me kryetarin e Partisë “Rusia e Bashkuar” Dmitry Medvedev(Foto:Xinhua)

Në takim, Xi Jinping-u vuri në dukje se në Kongresin e 20-të Kombëtar të PKK-së janë përcaktuar detyrat kryesore të Partisë, që janë kthimi i Kinës në një vend të fuqishëm socialist modern dhe nxitja e rilindjes së kombit kinez nëpërmjet modelit kinez të modernizimit. “Ne kemi besim dhe aftësi të ecim në rrugën e modernizimit të tipit kinez, duke i krijuar edhe botës më shumë mundësi për paqe dhe lulëzim”, vuri në dukje kreu i shtetit i Kinës.

Sipas tij, mbi krizën e Ukrainës, pala kineze gjithmonë e përcakton politikën e saj sipas së drejtës e fakteve dhe mban një qëndrim objektiv e të drejtë, duke nxitur aktivisht zgjidhjen me anën e bisedimeve. Xi shprehu shpresën se palët përkatëse do të tregohen të arsyeshme dhe do të vetëpërmbahen, duke zhvilluar dialog të gjithanshëm për të zgjidhur shqetësimet e përbashkëta në fushën e sigurisë me mjete politike.

Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Ndërsa, Medvedevi u shpreh nga ana e tij se udhëheqja e PKK-së jo vetëm sjell përfitime për 1.4 miliard banorë kinezë, por ka edhe një domethënie të rëndësishme për mbarë botën. Partia “Rusia e Bashkuar” është e gatshme të nxisë bashkëpunimin me PKK-në në fushat ekonomiko-tregtare, energjetike dhe bujqësore, duke përballuar së bashku presionet dhe masat e padrejta nga jashtë dhe duke e çuar partneritetin e gjithanshëm strategjik Rusi-Kinë drejt përparimeve më të mëdha. Sipas tij, kriza e Ukrainës nisi për shkak të arsyeve të ndërlikuara dhe Rusia dëshiron ta zgjidhë problemin nëpërmjet bisedimeve paqësore.

Të dy palët shkëmbyen mendime edhe për çështje të tjera ndërkombëtare.(Zhang Yan/Artan)