Kina hap kanalin e ri të eksportit të perimeve dhe frutave në Mongoli
2022-12-21 19:18:13

foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

Kina ka hapur një kanal të ri eksporti të perimeve dhe frutave në Mongoli me 18.5 tonë prodhime të freskëta të transportuara përmes portit Ganqmod, Rajoni Autonom i Mongolisë së Brendshme të Kinës veriore. 

Kamionët që transportonin 18 lloje perimesh dhe frutash, duke përfshirë mollë, dardha, domate dhe tranguj, kaluan përmes portit tokësor në qytetin Bayan Nur, duke u nisur për në provincën Gobi të Jugut të Mongolisë, ku kërkesa për produkte bujqësore vazhdon të rritet, bën të ditur “Xinhua”.

Më përpara, produktet transportoheshin në Ulan Bator, kryeqyteti i Mongolisë, nëpërmjet Erenhot, porti më i madh tokësor në kufirin Kinë-Mongoli, tha Lyu Xiaojun, zëvendësdrejtor i zyrës së menaxhimit të portit të Bayan Nur.

Distanca e re e transportit është rreth 1500 km më e shkurtër, duke ndihmuar në uljen e kostove dhe ruajtjen e freskisë së produkteve, tha Lyu.

“Me këtë platformë të re, ndërmarrjet tona do të jenë në gjendje të eksportojnë produkte frutash dhe perimesh me cilësi të lartë dhe të thellojnë shkëmbimet dhe bashkëpunimin me Mongolinë”,- tha Lyu. (Elona)