Kina shton më shumë qytete në listën e programeve pilot për hapjen e shërbimeve
2022-12-20 19:11:00

Foto: VCG

Këshilli i Shtetit i Kinës bëri të ditur të martën se ka lejuar gjashtë qytete të tjera të nisin programe pilot gjithëpërfshirëse për hapjen e sektorit të shërbimeve.

Gjashtë qytetet janë Shenyang, Nankin, Hangzhou, Wuhan, Guangzhou dhe Chengdu.

Këshilli i Shtetit u kërkoi këtyre qyteteve të përshpejtojnë reformat dhe hapjen në sektorin e shërbimeve, të shtojnë zhvillimin e shërbimeve moderne dhe të krijojnë epërsi të reja në konkurrencën dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Kina filloi programin pilot për hapjen e sektorit të shërbimeve në Pekin më 2015 dhe shtoi Tianjin-in, Shangain, Hainan-in e Chongqing-un në listën e programeve të tilla në vitin 2021.

Sektori i shërbimeve ka pasur rritje të shpejtë në Kinë vitet e fundit, me rritje të vlerës së shtuar 1.49 herë që nga viti 2012.

Tregtia e shërbimeve e Kinës arriti 4.92 trilionë juanë (rreth 704 miliardë dollarë amerikanë) në 10 muajt e parë të vitit 2022, duke u rritur 17.2 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, treguan të dhënat nga Ministria e Tregtisë e Kinës. (Çang Çuo)