Guangzhou shton klinikat për t'u përgatitur për kulmin e Covid-19
2022-12-20 15:32:40

Guangzhou i Kinës jugore, kryeqendra e provincës Guangdong, pothuajse ka dyfishuar numrin e klinikave, pasi autoritetet shëndetësore parashikojnë një kulm të rasteve me Covid-19, njofton “Xinhua”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Spitalet në qytet kanë rritur numrin e klinikave nga 114 në 199, tha Zhang Yi, zëvendësdrejtor i komisionit shëndetësor të qytetit.

Kjo e çon kapacitetin ditor të qytetit për të pranuar pacientë me simptoma në 111.000, krahasuar me nivelin e mëparshëm prej 40.000 pacientësh, tha Zhang në një konferencë për shtyp të hënën.

Ndërkohë, qyteti është në rrugën e duhur për të rritur numrin e shtretërve të ICU nga 455 në 1385.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve, shpërthimi aktual i Covid-19 pritet të arrijë kulmin në fillim të janarit në Guangzhou dhe qyteti po grumbullon burime mjekësore dhe po rrit kapacitetin e trajtimit si përgjigje, shtoi zyrtari. (Fatosi)