“Harbin Ice-Snow World” hapet në veri të Kinës
2022-12-19 12:36:58

Foto: VCG

Edicioni i 24-të i “Festivalit Botëror të Borës dhe Akullit në Harbin u hap në provincën Heilongjiang të Kinës verilindore më 17 dhjetor, njofton “CGTN”.

Ai është një park tematik kryesor në botë i skulpturave të akullit dhe borës në shkallë të gjerë.

Parku mbulon 810.000 metra katrorë, përmban më shumë se 100 atraksione turistike me akull dhe borë dhe ka tetë vende argëtimi që ofrojnë hyrje falas.

Këtë vit, kulla kryesore është 43 metra e lartë, me zyrtarët që thonë se ishte më e vështira për t'u projektuar dhe ndërtuar.

Pika më e rëndësishme është rrota qiellore 120 metra e lartë, ku vizitorët mund të shohin të gjithë vendin. (Fatosi)